E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bujqësia, sektor që siguron të ardhura, Vezir Tusha nga Saranda: Nuk e kam menduar kurrë emigracionin

Vezir Tusha nga fshati Metoq i bashkisë Sarandë, prej 30 vitesh merret me bujqësi. Ndër vite ka mbjellë kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa tani kultivon vetëm kulturën e misrit, pasi këtë bimë e favorizon më tepër klima dhe ka treg për ta shitur.

Jetesën ka zgjedhur ta bëjë dhe sigurojë në fshatin e tij. Nuk ka emigruar asnjëherë, dhe po kështu as fëmijët e tij. Nga viti në vit ka zgjeruar aktivitetin. Nuk kanë të ndalur asnjë ditë, dhe sot administrohen 45 hektarë tokë me misër, pjesën më të madhe të marrë me qira:

Ky vit është viti i parë që ka aplikuar për naftën pa akcizë, pasi pa që të gjithë kolegët e tij që aplikuan një vit më parë e përfituan mbështetjen:

Skema e naftës pa akcizë për fermerët synon inkurajimin e këtyre të fundit për mbjelljen e tokës, e në këtë kohë krize, sidomos për mbjelljet me grurë dhe misër. Për këtë vit për këtë skemë financohen 14 milionë dollarë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›