E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emrat e dëshmorëve të Policisë së Shtetit, në rrugët e Gjirokastrës

Bashkia Gjirokastër në nderim të 4 dëshmorëve të Policisë së Shtetit, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj zhvilloi një aktivitet për vendosjen e emrave të tyre katër rrugëve.

“Në shenjë respekti për punën dhe veprimtarinë e tyre, bashkia dhe Këshilli Bashkiak kanë vendosur që katër rrugëve në qytet dhe njësitë administrative t’iu vendosen emrat e katër efektivëve, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës” , u shpreh kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, vlerësoi kontributin e katër dëshmorëve të policisë.

Tashmë segmenti rrugor në lagjen “18 shtatori” të qytetit, në hyrje të spitalit rajonal do të mbajë emrin “Altin Dauti”, rruga kryesore në fshatin fshatin Picar, në Njësinë Administrative Picar do të mbaje emrin e dëshmorit të Policisë, Zaçe Biraçaj, segmenti që përshkon zonën urbane në Virua do të mbajë emrin “Sali Shehu”, ndërsa rruga kryesore e fshatit Asim Zeneli, Njësia Administrative Antigone do të mbajë emrin e efektivit të policisë Nuri Kërçanaj.

Së bashku me vendosjen  e emrave të disa rrugëve për katër efektivët e policisë u akorduan edhe certifikata mirënjohje me motivacionin “Për kontributin dhe sakrificën sublime si efektiv i Policisë së Shtetit në shërbim të komunitetit. Ai do të ngelet përjetësisht shembulli frymëzimi për brezat e rinj”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›