E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujtina “Rrënjët” në Ersekë, një pikëtakim mes historisë dhe komoditetit

TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Në qendër të sheshit “Rilindja” në Ersekë është hapur një bujtinë e re me emrin “Rrënjët”, e cila i shtohet strukturave akomoduese në zonë dhe synon të forcojë ofertën turistike të Kolonjës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga bujtina, teksa e përshkruan këtë investim si pjesë të transformimit të qytetit dhe rikthimit të tij në vëmendjen turistike.

“”Rrënjët” është një tjetër bujtinë që hap dyert në qendër të sheshit “Rilindja” në Ersekë, Kolonjë, duke iu shtuar vargut të strukturave të bukura akomoduese të një vendi me natyrë të magjishme, po deri dje i braktisur në një qoshe të harresës së të shkuarës që kemi lënë pas”, shkruan Rama.

Ndërtesa në të cilën është ndërtuar bujtina është 200-vjeçare dhe dikur ka shërbyer si nënprefekturë dhe bankë.

“Rrënjët” është një pikëtakim mes historisë me arkitekturë e ruajtur me kujdes që prej dy shekujsh, shijes autentike të ushqimeve kolonjare dhe komoditetit me akomodim cilësor me frymën e modernes.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›