Buka, rimbursim akcizes se naftes
Blerina Hoxha
Rritja e pandalshme e cmimit te bukes, qe duket se po i kalon te gjitha limitet, ka vene me ne fund ne pune qeverine. Nje projektligj qe do te kaloje shume shpejt ne qeveri parashikon rimbursimin e akcizes per 15000 tone mazut dhe solar ne vit per prodhimin e bukes, cka do te thote nje lehtesim rreth 5 leke per 1 kilogram buke, shpjegojne ekspertet. Qeveria do te rimbursoje akcizen e lendeve djegese (solar dhe mazut), qe konsumojne furrat per prodhimin e bukes, me qellim perballimin e konkurrences dhe uljen e kostos se prodhimit te ketij produkti, bene te ditur burime nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit.
Ministria e Financave dhe ajo e Bujqesise kane miratuar projektvendimin e ri per rimbursimin e akcizes se lendeve djegese te konsumuar nga industrite e prodhimit te brumerave, qumeshtit, serat me ngrohje etj., e cila pritet te kaloje per miratim ne Qeveri.
Sipas ketij projektvendimi, te propozuar nga Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), parashikohet qe per linjat e prodhimit te bukes te rimbursohet akciza per rreth 15000 tone solar e mazut ne vit. Projektvendimi specifikon kerkesat qe duhet te plotesojne subjektet per te fituar rimbursim ne perputhje me sasine e produktit te shitur me fature TVSH-je. Partia Socialiste kerkoi para disa ditesh nga qeveria