E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukoshi: S’bëhet kiameti me ra qeveria

Njëri nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, nga radhët e LDK-së, Bujar Bukoshi, ka thënë se LDK-ja duhet ta konsiderojë pozicionin e saj në Qeveri dhe nëse nuk ka rrugëdalje, atëherë edhe koalicioni prishet.

LDK duhet ta konsiderojë pozicionin çdo ditë, e çdo moment, edhe me partnerin e koalicionit të bëjë biseda nëse ato janë të korrektueshme për to, nëse nuk ka rrugëdalje atëherë edhe koalicioni prishet, dhe qeveritë bien, ka thënë Bukoshi.

Bukoshi i njohur si i afërt me Isa Mustafën, i cili ka kërkuar prishjen e koalicionit, dhe një kritikues i ashpër i Qeverisë, para se të hynte vetë në të, ka thënë se në Qeveri ka hyrë, më synim që të përmirësojë qeverisjen.

“Në këtë qeveri kam hyrë, e kam pranuar këtë mandat, këtë detyrë, vetëm me një përpjekje, ose me një synim që të përmirësohet qeverisja, jo të ndërrohen qeveritarët, ministrat, por qeverisja. Por unë do të jem edhe sot, po e them publikisht, edhe në të ardhmen, shumë kritik për çdo aspekt të një qeverisje të keqe”, ka thënë Bukoshi, transmeton KosovaPress.

Bukoshi ka shtuar se LDK duhet ta konsiderojë pozicionin e saj qeverisës dhe nëse nuk ka rrugëdalje atëherë edhe koalicioni prishet.

“Jo, unë mendoj që LDK duhet ta konsiderojë pozicionin çdo ditë, e çdo moment, edhe me partnerin e koalicionit të bëjë biseda nëse ato janë të korrektueshme për to, nëse nuk ka rrugëdalje atëherë edhe koalicioni prishet edhe qeveritë bien, kurrfarë kiameti nuk është me ra qeveria në të cilën edhe unë jam sot, dmth. nuk do të bëhesha shumë i pikëlluar, sepse edhe në vendet tjera demokratike bien qeveritë, vijnë tjera dhe nuk kam kurrfarë problemi më këtë”, ka thënë Bukoshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›