E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amfilohije, në krye të Kishës serbe në Kosovë

Kisha Ortodokse Serbe ka emëruar një peshkop të ri në Kosovë, i cili njihet si ndjekës i vijës së ashpër të politikës serbe.

Kisha tha se udhëheqësi i ri shpirtëror i serbëve në Kosovë do të jetë peshkopi Amfilohije Radoviq, i cili është i njohur për nacionalizmin e tij dhe besimin konservator, raporton Radio Evropa e Lirë, në gjuhë shqipe.

Emërimi i së enjtes mbrëma sinjalizon se Kisha Serbe mbetet e vendosur në kundërshtimin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. "Kosova është një plagë e madhe e kishës serbe", ka deklaruar Amfilohije, për mediat serbe, pasi e ka marrë postin.

Peshkopi i mëparshëm i Kosovës, Artemije, u shkarkua sivjet në shkurt, për shkak të akuzave se keqpërdori kishën dhe fondet e shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›