“Bukuri pёrmetare”, ekspozitë nga Roland Tasho

Pёrmeti i luleve nё kёndvёshtrimin e njё fotografi. Bukuria, tradita dhe historia e zonёs sё Pёrmetit vijnё tё stampuara nё njё ekspozitё fotografike nga Roland Tasho.
“Bukuri Pёrmetare”, pёrfshin 70-tё foto, ku të apasionuarit e fotografisë dhe dashamirësit e Përmetit, gjejnё peisazhe tё mrekullueshme tё cilat plotёsohen dhe ndёrthuren me mikёpritjen fisnike tё banorëve pёrmetarё.
Roland Tasho ka 30 vite qё punon si fotograf. Ai ka nisur tё punojё fillimisht si fotoreporter nё vitin 1982 dhe tani punon si profesionist i lirё. Nё cv e tij artistike ai numёron shumё ekspozita personale dhe tё pёrbashkёta tё realizuara brenda dhe jashtё Shqipёrisё. Tasho ёshtё edhe fitues i disa çmimeve nё artin e fotografisё.