E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngelin per vjeshte 5 festivale ne pritje te fondeve

Pesë festivale ndërkombëtare të cilat organizohen gjatë periudhës së verës në Shqipëri, janë shtyrë për në vjeshtë. Shkak për këtë është mungesa e fondeve dhe mbshtetejes nga Ministria e  Turizimit dhe Kulturës. Festiali i Butrintit, Poeteka, Skampa, Festivali i Dansit dhe ai i zërave lirikë “Marije Kraja” kanë anuluar programet e përgatitura në fillim të vitit.

Programi ishte tashmë i përfunduar. Na erdhën sinjalet erdhën që gjërat nuk janë në kohën e duhur dhe shikoni dhe bëni ç'është e mundur. Nga ana tjetër ne nuk mund të prisnim më, sepse trupat kërkonin përgjigje përfundimtare. Sigurisht që nuk e kishim menduar që edicioni i 12 do të ishte kaq i vështirë, duke menduar që do të nisim  apo nuk do mundemi dot"-tha Alfred Bualjoti, drejtor i Festivalit “Butrinti”.

Të pestë organizatorët e këtyre festivaleve i janë drejtuar me një letër edhe kryemnistrit, ndërsa shpresojnë që të paktën shtatori t’i gjej me trupat dhe artistët në skenat e festivaleve.

"Kemi vendosur ta shtyjmë për muajin shator. Shpesoj që Ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera të reagojnë për të dhënë ndihmë konkrete se çfarë do të bëhet me vende të tilla që janë anulluar, sepse nuk ka më kohë në këtë sezon turistik, por po themi që edhe fillimi i shtatorit është pjesë e sezonit turisti"-tha Bualjoti.

Ministria e Kulturës e ka pranuar ngërçin dhe burime zyrtare thonë se këto ditë dikasteri do të dalë me një vendim dhe sqarim publik.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›