E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat Llupos avokati me versionin Berisha Rikoshete

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

TIRAN - Ate qe kreu i egzekutivit Sali Berisha tha disa dite me pare per njerin qe paska bere rikoshete e perseriti dje si mbrojtje zyrtare avokati i majorit te Gardes Llupo.
Klienti im ka qene ne krye te detyres dhe ka qelluar ne ajer per te trembur turmen por plumbi mund te jete devijuar nga ndonje send i forte dhe ka bere rikoshet pasi predha eshte e demtuar. Keshtu e justifikoi vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi mbrojtesi ligjor i shefit te Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo avokati Genc Gjokutaj.
Ishte ky mbrojtes ligjor qe doli dje para gjyqtarit te gatshem te masave Shkelqim Mustafa dhe dy prokuroreve qe perfaqesuan organin e akuzes prokuroret Olsi Dado dhe Ervin Karanxha duke kerkuar madje lirimin e klientit te tij.
Kerkojme nga Gjykata e Shkalles se Pare te deklaroi te paligjshem arrestimin e klientit tim dhe te mos caktoje mase sigurie per shkak se diten e demonstratave te 21 janarit ka qene ne ushtrim te detyres se tij si efektiv i Gardes se Republikes. Gjate ushtrim te kesaj detyre eshte pare e nevojshme te qellohet ne ajer veprim te cilin e ka bere edhe klienti im Agim Llupo - tha mbrojtesi Gjokutaj.
Provat e sjella nga prokurori nuk provojne se klienti im ka konsumuar vepren penale te cilen e ka ngritur prokuroria. Nuk kemi te bejme me vrasje ne rrethana cilesuese me shume se nje person pasi Llupo ka qene ne krye te detyres. Gardisti Llupo si te gjithe te tjeret ka qelluar ne ajer dhe plumbi mund te jete devijuar nga ndonje send i forte dhe ka bere rikoshet. Demtimi i predhes pranohet nga prokuroria cka verteton faktin se predha eshte devijuar dhe ka qelluar demonstruesin-tha mbrojtesi Gjokutaj.
Kete version te mbrojtjes e kundershtuan dy prokuroret e ceshtjes te cilet i kerkuan gjyqtarit Mustafa qe ta izolojne gardistin Llupo ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg. Institucioni i akuzes ka siguruar proven kryesore me ane te ekspertimit krahasues dhe balistik se nga arma qe kishte ne perdorim shtetasit Agim Llupo ka ardhur vrasja e shtetasit Ziver Veizi. Bazuar ne kete prove te pakontestueshme kerkojme qe i dyshuari te mbetet ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve - thane prokuroret.
Vete i dyshuari nuk pranoi te fliste apo te jepte detaje per akuzen e ngritur ndaj tij duke dhene vetem gjeneralitetet me kerkese te gjyqtarit Mustafa. Ky i fundit pasi degjoi palet e pranishem vendosi qe i dyshuari Llupo te izolohet ne qeli deri ne perfundim te hetimeve nen masen e sigurise arrest me burg.
Sipas akuzes kater dite me pare me urdher te grupit hetimor te demonstrates se 21 janarit policia ka arrestuar brenda ambienteve te institucionit te akuzes shefin e Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo njeherazi njeri nga gjashte anetaret e njesise speciale qe diten e demonstrates kishin ne perdorim arme luftarake duke qene pjese e grupit te zjarrit.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi ekspertet e policise shkencore kane identifikuar nepermjet akt-ekspertimit balistik dhe krahasues se predha qe ndodhej ne trupin e viktimes Ziver Veizi ka dal nga tyta e armes MP-5 9 mm qe kishte ne perdorim gardisti Llupo.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›