E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuria e freskët e Eralda Hitaj

Bukuroshja e ekranit, Eralda Hitaj, duket se nuk ndryshon kurrë. Me gjithë vitet që kalojnë, ajo vazhdon të ruajë të freskët bukurinë me të cilën u prezantua ditën e parë në televizion.

Prezantuesja 26-vjeçare e “Top Channel”, që shqiptarët e njohën fillimisht si një supermodele, tani po jeton emocionet që po i fal shtatzënia.

"Është një ndjenjë harmonie, lumturie, e gërshetuar me qetësinë shpirtërore. Në fakt që në muajt e parë, unë kam qenë shumë e qetë dhe kjo ka qenë burim i energjisë pozitive. Ende jam midis asaj pikëpyetjes se ku do të shkoj, pasi akoma s’kam filluar të ndjej atë ndryshim e madh që përjeton një femër shtatzënë, megjithatë e pres me padurim", ka thene ajo per mediat shqiptare.

Ndërkohë ajo nuk e ka lënë ende punën, por duket  të mos e kete te vështirë këtë pjesë:
:Sigurisht që duhet një farë kujdesi, sepse nuk është një situatë e zakonshme, por për mua ka qenë gjithçka shumë e natyrshme. Unë akoma nuk kam filluar të ndjej shtatzëninë e vërtetë, sepse muajt e parë, e thashë, kanë qenë shumë të qetë, edhe pesha është më e lehtë dhe nuk ndihet. Megjithatë, energjia tek unë mbetet po njësoj, angazhimi mbetet po i njëjti dhe sigurisht edhe pasioni mbetet po i njëjti. Nuk ka absolutisht asgjë të mangët në atë që mund të bëjë një femër shtatzënë, duke e krahasuar me një femër në kushte normale. Thjesht kujdesi për veten është më i madh... Në fakt janë njerëzit e tjerë ata që të shohin më delikate se ç’je në të vërtetë, mjafton të të shohin me diçka në dorë dhe direkt thonë: ‘jo mos ti këtë, mos e bëj ti atë’... Unë ndihem rehat me veten time, nuk e kam këtë problem dhe më vjen shumë mirë që kanë kaluar edhe ato tabutë e të pasurit një femër shtatzënë në ekran, sepse është një gjë shumë e natyrshme, është një gjë shumë e bukur dhe nuk ka absolutisht arsye për ta fshehur." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›