Zanfina dhe Noizy, publikojnë duetin

Zanfina Ismaili ka publikuar projektin e shumëpritur muzikor, realizuar në bashkëpunim me reperin Noizy.
Dueti “Po sikur”, që me gjasë do të shndërrohet në hit veror, prek një temë shumë të ndjeshme të shoqërisë sonë.
Teksti i këngës, i shkruar nga Noizy, flet kundër dhunës dhe konflikteve në çift, duke bërë thirrje për më shumë respekt ndaj femrave.
Kënga është punuar nga Durim Kiddo dhe Dj Aboom, ndërkaq videoklipi nga Fron Media. /Indeksonline/
/>