E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bukuroshja" e Berluskonit: "Po më sakrifikojnë se demaskova një sistem djallëzor"

Italiania që ka fjetur me Berluskonin
dhe i nxori kohë
më parë sekretet e jetës së tij
private, ka akuzuar së fundi politikanët
italianë se po e shkatërrojnë
dhe e sakrifikojnë, madje
ajo e krahasoi në këtë situatë
veten me Zhan Darkën. Patrizia
D‘Addario, në një intervistë për
një të përditshme britanike, ka
deklaruar të gjitha tentativat për
t‘ia shkatërruar reputacionin nga
ana e aleatëve të Kryeministrit.
"Unë jam i vetmi person që po
marr guximin të them një të vërtetë
dhe për këtë po kryqëzohem
siç u kryqëzua Zhan Darka. Ky
sistem i korruptuar dhe djallëzor
po më sakrifikon, por unë jam
shumë kurajoze dhe ata nuk do
të arrijnë kurrë që të më thyejnë.
Sa për Berluskonin mund të ki-
sha dalë më e fituar po t‘i kisha
bërë shantazh, por në vend të
parave të mëdha preferova të bëj
të ditur një realitet të panjohur
dhe të fëlliqur", ka thënë ajo në
intervistë. E pyetur në lidhje me
detajet e takimeve të saj ajo ka
deklaruar se gjithë sa mund të
thoshte ishte se gjatë natës me
Berluskonin ajo nuk vuri gjumë
në sy". Zonjusha, fillimisht, refuzoi
që t‘u përgjigjej pyetjeve për
takimet me Kryeministrin, por
më pas ka preferuar të tregojë
ato që kishte thënë edhe në shtypin
italian. Javët e fundit ajo i ka
kaluar duke shkruar një autobiografi.
Sipas saj, ajo do të ofrojë
shumë detaje më intime dhe
më bombastike të marrëdhënies
së saj me Kryeministrin. "E
kam quajtur këtë autobiografi:
"Jeta ime" dhe është thuajse në
përfundim. Kam punuar shumë
për të, sepse nuk ka pasur edhe
shumë punë të tjera për të bërë
dhe mbi të gjitha kam kaluar
net të tëra pa gjumë." Për sa i
përket faktit që Berluskoni kishte
zakon që të katapultonte në
politikë vajza të bukura ajo tha
se në Itali kjo është një mënyrë
e zakonshme e të bërit karrierë.
Edhe pse D‘Addario duket një
grua e fortë e moskokëçarëse, ajo
e ka një pikë të dobët. Ajo është e
bija e saj 14-vjeçare e cila që nga
publikimi i marrëdhënies së saj
me Berluskonin nuk i ka folur
me gojë. Ndër të tjera, ajo tha
se kishte shumë frikë për jetën e
saj dhe se druhej se mos i bënin
ndonjë aksident me makinë për
ta hequr qafe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›