E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillari reagon për të shoqin: "Sekretarja e Shtetit jam unë jo Bill"

Hillari Clinton, sekretarja amerikane
e Shtetit duket se ka
vendosur që t‘i thotë "mjaft"
popullaritetit të të shoqit, i cili shpeshherë
e ka nxjerrë atë në hije, ose në
një pozicion dytësor. Kështu, gjatë një
audience me disa studentë në Kenia,
ajo ka reaguar jo shumë me përzemërsi
në lidhje me një pyetje që iu bë për misionin
e bashkëshortit të saj në Korenë
e Veriut. Ajo ka refuzuar të përgjigjej në
emër të Billit. "Një minutë, ju doni që t‘ju
them se çfarë mendon burri im? Epo
ju e dini se sekretari i Shtetit jam unë
jo ai. Nëse donin opinionin tim unë
do t‘jua jap, por nuk jam këtu për të
përcjellë mendimet dhe opinionet e
tij", është shprehur Clinton. Duket se
pa dashje ajo ka bërë të ditur përpara
të tjerëve një pjesë të padukshme të
marrëdhënies saj me bashkëshortin,
i cili me rolin që luajti në lirimin e dy
gazetareve në Korenë e Veriut duket se
e la bashkëshorten "në hije".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›