Zonja Shnajder, fiton "skenarin më të mirë" në Egjipt
Piro Milkani dhe Radek Sofr janë vlerësuar për skenarin më të mirë me filmin "Trishtimi i zonjës Shnajder" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Aleksandri të Egjiptit, i cili u kushtohet filmave të vendeve të Mesdheut. Në edicionin e 25-të të këtij festivali, i cili u mbajt nga data 4 deri më 10 gusht, "Trishtimi i zonjës Shnajder" filmi që përfaqësoi Shqipërinë u vlerësua nga juria për skenarin më të mirë mes të gjithë filmave në konkurrim. Pas përfaqësimit të Shqipërisë në sektorin e gjuhës jo-anglishtfolëse, të çmimeve "Oskar", çmimit special në Festivalin e Valencias, çmimin si filmi më i mirë i huaj në Festivalin e Salernos etj., duket se filmi për të cilin regjisori shqiptar, Piro Milkani, priti një jetë për ta realizuar, ka nisur rrugën drejt suksesit edhe në të tjera festivale të rëndësishme. Juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Aleksandrisë, në Egjipt ka vlerësuar skenarin e filmit shqiptaro-çek, të cilin Piro Milkani regjisor e skenarist e ka shkruar në bashkëpunim me çekun Radek Sofr, si më të mirin mes filmave të paraqitur në këtë veprimtari të rëndësishme kushtuar kinematografisë së vendeve mesdhetare. Kanë qenë vetë organizatorët të cilët kanë kërkuar që filmi të jetë pjesë e festivalit, madje kanë kërkuar edhe pjesëmarrjen e aktores kryesore, Anna Geslerova, e cila interpreton në rolin e zonjës Shnajder. Për arsye personale, ajo nuk ka mundur të shkojë. Ka qenë ambasadori shqiptar në Egjipt, i cili ka tërhequr çmimin duke përcjellë për regjisorin Milkani edhe lajmin e mirë. I emocionuar për zhvillimet pozitive, ai thotë se rruga e shfaqjes së "Trishtimit të zonjës Shnajder" nëpër festivale të huaja nuk ka përfunduar me kaq. Në muajin nëntor, ai do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kalkuta të Indisë, (këtu filmat nuk janë në garë për çmim), ndërsa pret përgjigje nga një tjetër festival filmi që zhvillohet në Kazakistan. Fillimisht, të dhënat dhe ndjesitë e para i hodhi vetë në letër Milkani, sepse filmi është autobiografik. Më pas, kur u konkretizua realizimi i tij, atëherë u mirëprit edhe bashkëpunimi me skenaristin çek, Radek Sofr. Filmi, rrëfen historinë e vetë regjisorit shqiptar gjatë kohës kur studioi në Çeki. Ngjarjet e filmit "Trishtimi i zonjës Shnajder" zhvillohen në vitin 1961, kur një grup studentësh të FAMU-së, çeku Karel (Ondrej Moravec), sllovaku Artur (Kamil Kollarik) dhe shqiptari Lekë (Nik Xhelilaj) xhirojnë në Çeski Shternberk një film diplome për fabrikën e prodhimit të motorëve ESO. Në film jepet përballja e jetës së të rinjve, tërheqja e tyre për fshatin çek, jeta që ata bëjnë e më tej kthimi i detyruar i djaloshit shqiptar në vendin e tij. Me këtë film, regjisori Milkani ka sjellë historinë e tij, historinë e një të riu i cili u dashurua në Çeki, por që prishja e bllokut komunist në atë kohë e detyroi që të largohej nga dashuria e tij. Ai ishte pjesë e atij kontingjenti më të ri që mbartnin të njëjtën histori mbi supe. Djaloshi shqiptar, njihet me znj. Shnajder (Anna Geslerova) dhe bie në dashuri me të. Por dashuria nuk është asnjëherë e thjeshtë, sidomos për një student nga Shqipëria komuniste e viteve 1960. Atij i duhet të zgjedhë, mes familjes që jeton në Shqipërinë e izoluar dhe dashurisë për gruan çeke e jetës së plotë në atdheun e dytë. Karakteri i çiltër i një të riu, dyzohet kur i duhet të marrë këtë vendim. Të shpëtojë veten dhe dashurinë e tij apo njerëzit që ka lënë pas! Vetëm se, ky nuk është një film romantik me një fund të trishtuar, pavarësisht notave lirike përgjatë gjithë 108 minutave të filmit.
Filmi "Trishtimi i zonjës Shnajder" kryen një udhëtim në të shkuarën, duke sjellë para shikuesve jo vetëm historinë e tij personale, por edhe atë të shumë bashkëmoshatarëve të tij shqiptarë. Trishtimi i zonjës Shnajder, ndihet që në çastin e parë që ajo shfaqet në ekran. Ajo është e trishtuar, sepse po e ndan jetën me një polic pijanec, agresiv dhe kodosh. Dhe gruaja nuk ka si të ndihet ndryshe. Po përjeton një jetë e cila po shkon dëm. Ajo përcjell trishtimin e një jete të pajetuar. Këtë histori personale, këtë pjesë jetë të cilën e braktisi pa dëshirën e tij Piro Milkani pati mundësinë që ta hedhë në celuloid. Por filmi është më shumë se kaq. Nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarën, apo me nostalgjinë për të. Teksti përcjell mesazhe të tjera, flet edhe për të rinjtë e ditëve tona të cilët ëndërrojnë për një të ardhme jashtë Shqipërisë, në një nga vendet europiane. "Alexandria International Film Festival", një veprimtari në të cilën marrin pjesë të gjitha vendet mesdhetare është një ndër festivalet më të vjetra të filmit që organizohet në Egjipt.
I organizuar prej Lidhjes së Skenaristëve dhe Kritikëve Egjiptianë festivali vjen për të vlerësuar kulturën filmike të vendeve që marrin pjesë, si dhe për të krijuar një marrëdhënie të ndërsjellë bashkëpunimi mes tyre. Këtë vit, ky festival ka festuar përvjetorin e 25-të të tij, nën drejtimin e një presidenti të ri që është kritikja e filmave, Khayreya El Beshlawy. Çmimi "Filmi më i mirë", i ka shkuar filmit italian "Caos Calmo", të regjisorit Antonello Grimaldi, ndërsa aktori italian, Nanni, është vlerësuar si "Aktori më i mirë protagonist" i festivalit. Juria e Festivalit Ndërkombëtar të Aleksandrisë, që kryesohej nga aktorja turke, Holia Kosijet, përbëhej prej dy regjisoresh femra, njëra marokene e tjetra palestineze dy regjisorë europianë nga Franca e Kroacia, si dhe nga dy regjisorë egjiptianë. Drejtoresha e festivalit El Bashalawy, në një komunikatë për shtyp në nisje të festivalit pati deklaruar se me rastin e zgjedhjes së Jerusalemit si kryeqyteti arab i kulturës 2009, ky qytet do të jetë i ftuar nderi në këtë manifestim kinematografik dhe kështu ndodhi. Nderimi ndaj Jerusalemit ka ardhur nëpërmjet nëntë projekteve filmike në këtë festival, mes të cilave: "Ditëlindja e Lejlës", "Haifa" e regjisorit Rashid Mushahrawy dhe "I kripur ky det" i regjisores An Mary Giasir, e cila njëkohësisht ishte e përzgjedhur edhe si anëtare e jurisë së festivalit. Organizata egjiptiane e shkrimtarëve dhe kritikëve, që mban edhe përgjegjësinë e këtij takimi të përvitshëm, para fillimit të festivalit deklaroi se në këtë edicion të 25-të të tij, do të festohej edhe 50-vjetori i Institutit Superior të Kinemasë dhe të Akademisë së Arteve të Kajros, e cila me këtë rast, gjatë ditëve të festivalit shfaqi gjashtë filma me metrazh të shkurtër të realizuar prej studentëve të Institutit. Nga data 4 deri më 10 gusht, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Aleksandri u shfaqën 45 filma që vinin nga 20 vende mesdhetare. Për herë të parë ky festival u organizua në vitin 1979.
Nga data 4 deri më 10 gusht, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Aleksandri u shfaqën 45 filma që vinin nga 20 vende mesdhetare. Për herë të parë ky festival u organizua në vitin 1979