Bulevardi Beyonce

"Beyonce", është emërtuar jo-zyrtarisht një bulevard në Bermuda, pasi vendasit vendosen të nderonin këngëtaren.
Rruga që gjendet në afërsi të Qendrës Sportive kombëtare në Bermuda, është quajtur "Bulevardi Beyonce " nga banorët, që kur 31 vjeçarja bëri një paraqitje në '' Bermuda Music Festival", në të njëjtin vend në vitin 2008. "Ne është dashur të rregullojme rrugën që të vijë ajo dhe të performojë, pasi ishte një vend ndërtimi në atë kohë," ka thënë manaxheri i vend punimit Trevor Madeiros. "Dikush e quajti atë Bulevardi Beyonce dhe të gjithë filluan të përdorin atë.Kështu që shumë njerëz përdorin këtë emër kur jepin udhëzime për vizitorët. Ky nuk është emërtim zyrtar. " Ndryshe Beyonce është duke finalizuar albumin e saj të pestë në studio, që pritet të dalë më vonë këtë vit. /Indeksonline/