E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk kam kënduar në buzuqe greke"

Gena, është ndër këngëtarët që u bë i njohur për performimin e baladave. Jo rrallë herë është komentuar për muzikën e tij dhe ngjasimin me atë greke.

Duke folur për këtë, ai ka mohuar të ketë këngë të huazuara nga shteti fqinj: “Nuk do të thoja që muzika ime përshtatet me muzikën greke. Ndoshta disa ndikohen nga fakti që unë këndoj dhe këngë greke, por jo vetëm greke. Mund të kendoj edhe anglisht dhe italisht. Një këngëtar profesionist duhet t’i këndojë të gjitha rrymat, por unë mbi të gjitha këndoj shqip dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.   Gena këndon edhe nëpër buzuqe, por tregon se kjo zgjedhje nuk ka të bëjë me përfitime materiale. “Unë këndoj në çdo ambient ku ka njerëz që pëlqejnë muzikën time, qoftë ai buzuk, klub, restorant apo dhe festa të ndryshme. Nuk është prioritet për mua çmimi”, ka thënë ai për mediat në Kosovë, duke shtuar se ka kënduar edhe në mbrëmje humanitare.   “Gena nuk ka kënduar kurr nëpër buzuqe greke, përveçse ka kënduar këngë greke në buzuqe shqiptare”, ka përfunduar këngëtari. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›