E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi i ri, britanikët fitojnëkonkursin në Tiranë

Të tjera rreth shkrimit FOTO TIRANË –Juria e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës për të vlerësuar projektin më të mirë për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, ka shpallur sot studion britanike të arkitekturës “Grimshaw”, si projektin më të mirë.

Kryebashkiaku Basha tha se gjatë 3 ditëve të fundit ka patur diskutime e konsulta për projektet finaliste të “Grimshaë” dhe “DAR”. Sipas tij, përparësia që projekti britanik i jep lëvizjes së këmbësorëve e bëri studion "Grimshaw Architect's" fituese.

“Vendimi ishte i vështirë sepse të 7 studiot që morën pjesë në konkurim i përkasin sërës më të kërkuar të arkitekturës botërore”, tha Basha.

Studioja britanike “Grimshaë”, në projektin e rishikuar iu ka dhënë më shumë përparësi këmbësorëve, menaxhimit të trafikut dhe krijimit të vendparkimeve. Duke qenë se për këtë studio një zgjidhje e trafikut janë ndërtesat dhe parkingjet, britanikët i kanë lënë mundësinë Bashkisë që në disa zona përgjatë bulevardit të përcaktojë vetë llojin dhe funksionin e ndërtimeve.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›