Sondazh, femrat: Pushimet, më mirë se seksi
ROME – Pushimet dhe relaksi duket se kanë mposhtur edhe dëshirën e femrave për marrëdhënie seksuale.
Një sondazh i realizuar nga faqja online lastminute.com, që merret kryesisht me prenotimet e pushimeve, tregon se pjesa më e madhe e femrave preferojnë më tepër pushimet në krahasim me seksin.
Në sondazh u përfshinë mijëra femra nga Spanja, Anglia, Franca, Irlanda, Itali dhe Gjermania. Në total rezultatet vërtetuan se femrat (në këtë periudhë) fantazojnë më tepër për pushimet se sa për marrëdhëniet intime.
Konkretisht femrat italiane mendojnë për udhëtimet apo relaksin 1,63 herë në ditë, ndërsa për seksin fantazojnë vetëm 1,32 herë. Spanjollet mendojnë për pushimet 1,75 herë në ditë, ndërsa për seksin vetëm 1,23 herë. Edhe francezet mendojnë më shumë për pushimet, konkretisht 1,51 herë në krahasim me 1,18 herë që mendojnë për seksin.
I njëjti sondazh u realizua edhe për meshkujt, të cilët vijojnë të vërtetojnë se mendimet e tyre fokusohen tek seksi më tepër se çdo gjë tjetër.
(er.nu/tgcom/BalkanWeb)