E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ja sa rriten pagat e pensionet. Rama propaganda enveriste

TIRANË-Në mbledhjen e radhës së qeverisë, kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se qeveria po përgatit vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Sipas kreut të qeverisë, rritja e rrogave dhe pensioneve nisur si cdo vit nga 1 Korriku do të ndijojë direkt në rritjen e të ardhurave të 800 mijë familjeve shqiptare.

“Qeveria po përgatit vendimin për rritjen e rrogave e pensioneve. qeveria ka mbajtur premtimet për rritjen e rrogave”, tha Berisha duke shtuar se dhe rritja ekonomike në Shqipëri është në ritmet e duhura. “Rritja mesatare e ekonomise mbi 3 përqind”.

“Kjo rritje bëhet në kohën më të vështirë, në një nga kulmet e krizës së Europës, krizës së borxheve që ka ndikuar edhe në ekonominë shqiptare por siç fakton Komisioni Europian në raportin e tij të fundit, rritja ekonomike në Shqipëri natyrisht nuk ka ritmet e viteve 2006-2008, por rritja ekonomike sipas raporti në 4 vitet e fundit kulmore të krizës është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit” ka theksuar Berisha.

Po kështu dhe inflacioni theksoi kryeministri është 2 herë më i ulët në mesataren e rajonit.

Rritja e rrogave
Kryeministri Sali Berisha theksoi se pagat mesatare do të pësojnë rritje në masën 5%. Pagat e larta tha, Berisha nuk do pësojnë rritje, ose një të ulët në masën 1%. “Ky drejtim ka qënë shumë i drejtë, shumë njerëzor dhe ne kemi vendosur një standart të qytetaruar dhe perëndimor në diferencën mes rrogës së punonjësit dhe rrogave të zyrtarëve më të lartë. Nëse në 2005 kryeministri i vendit merrte rrogën e barabartë me 13 rroga të infermierit, në 1 korrik kjo do të zbresë në 6.2 rroga infermierësh për kryeministrin. Për ministrin, ky raport ishte 1 me 10, sa rrogat e 10 infermierëve të marra së bashku, në vitin 2012 zbret në 1 me 4.7”, theksoi Berisha.
Berisha tha se do të ketë një shpërndarje të rrogave në bazë të kritereve të shpallura, ku rrogat e larta do të pësojnë një rritje minimale, ndërsa të ultat në maksimumin e mundur.
Sipas kryeministrit pagat do të rriten sipas këtyre shembujve:
“Mesuesit. Paga mesatare për arsimtarin në arsimin e mesëm do të rritet në masën 588.029 lekë. Ajo ka qenë në vitin 2005, gjithsej 268.31 lek.
Pagesa për arsimtarin në arsimin 9- vjeçar do të jetë 500.190 lek. Krahasuar me vitin 2005 ajo ka qenë 227.71 lek. Mjeku. Nje mjeku do ti rritet paga me 575.530 lek. Në vitin 2005 ka qenë 226.830 lek. Paga mesatare e infermierit ka qenë 150 lek, në vitin 2012 do të bëhet 367.250 lek.”

Sipas tij, paga kategorise se mjekëve u është rritur me 146 për qind, dhe infermierëve me 142 %.

Pensionet
Kreu i qeverisë Berisha njoftoi se rritja e pensioneve, megjithë respektin për këtë moshë dhe sakrificat e tyre, nuk do të jetë tepër e lartë sa ata e meritojne. 'Per punen e veshtire qe kane bere ne kooperativa, jane stermunduar'. Duke theksuar se ky nuk është një vit elektoral, Berisha tha se rritja e pensioneve do të vijë si një detyrim ndaj pensionistëve që kanë vuajtur shumë atë kohë.
Pensionet e qytetti rriten me 4%
Pensionet e fshatit me 5%

Akuzat per Ramen
Por ne mbledhjen e qeverise, kryeministri sulmoi dhe kreun e PS, Edi Rama lidhur me deklaratat e bera mbi papunësinë, arsimin dhe sistemin e taksave në vend.
“Të deklarosh një milion të papunë në Shqipëri, do të thotë të mos kesh as njohuri më elementare për punësimin, as të njohësh numra. Në fillim të krijon përshtypje të parë, që ky zotëri ka ngelur në statusin e bojrave dhe të ngjyrave, por nuk është kështu pasi ai këtë e përdor për propagandën e tij. Rama nuk njeh statistikat zyrtare të punësimit në vend. Numri i papunësisë në Shqipëri është ulur ndjeshëm. Zotëria nuk njeh strukturën e grupmoshave pasi po ti njihte nuk bën kurrë një deklarata sic ben per arsimin. Le të pyesë Beqen se ka qenë drejtor i institucionit të pensioneve, se sa janë pensionistë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Më tej i ndalur tek taksat, Berisha kritikoi kreun e PS për teorite mbi taksat progresive.
“Zotëria merret me taksat. Me misionin e mbrëmshëm doli se ku fle lepuri. Tu marrësh dhe t`ju nxjerrësh tezat e Enver Hoxhës qytetarëve është absurditeti më i madh. Zotëria ka marrë një fushatë mashtrimesh të paimagjinueshme. Zotëria është një njeri joserioz, që nuk ka njohuritë më themeletare për sistemin fiskal”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›