Berisha në Peqin: Ata gënjejnë si Nastradini, ne ju lidhim me Tiranën
Peqin- Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot pasdite në qytetin e Peqinit, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të PD-së në këtë qytet. Duke folur para simpatizantëve ai u shpreh se alterantiva demokratike është ajo e zhvillimit, ndërsa tha se në autobusin mavi lëvizin mohuesit dhe mashtruesit.
Alternativa tjetër është e mashtrimit, mohimit atyre arritjeve që para së gjithash janë tuajat. Kur thonë se NATO është natë, ose nga autobusi mavi dëgjon zërin e etërve ose je i papërgjegjshëm, kur thua se në katër vitet e fundit sështë bërë asgjë. Qindra kilometra rrugë të asfaltuara në Peqin, Gramsh, Elbasan, Librazhd, dhe ai deklaron se sjanë asgjë. Kur thua se katër vitet e fundit sështë bërë asgjë, mohon 180 shkolla, kopshte të ndërtuara në qarkun e Elbasanit. Kështu të thërret zëri i të parëve të tu ose një i papërgjegjshëm. Fliste në Cërrik dhe u thoshte qytetarëve se universitetet janë piramida. Gjemania paska 10 unioveritete. Sipas tij pas vizitës që bëri në Danimarkë, atje paska 6 universitete. Mashtrim total, edhe Nastradini do ja kishte lakmi. 384 universitete ka Gjermania. Cilido nga ju do të gjejë listën e universiteteve gjermane në internet. Danimarka ka jo 6, por 35. Shoku i autobusit, janë beteja me mullinjtë erës, instikti i fnatazmave të të parëve ose papërgjegjshëmira juaj totale,- tha kryeministri.
Më tej Berisha sulmoi edhe kandidatin e PS-së në këtë qytet, Alfred Peza, i cili sipas tij, gjithçka e bën për intersa personale dhe jo për popullin. Ai tha gjithashtu se në Peqin janë ndërtuar rugë dhe është investuar në infrastrukturë.
Peqini evropian është motoja jonë. Bashkimi i Peqinit me Tiranën me daljen tek komuna e Paprit në Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur dhe dy vitet e para të mandatit ju do të keni lidhjen direkte me Tiranën, – tha ai.
Berisha u shpreh se pas 23 qershorit do të ketë më shumë punësim, më shumë mbështetje për bizneset dhe më shumë lehtësira për fermerët.