E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Fitojme pavaresisht mungesave

Deklarata 29-vjecari i bindur se testi me Maqedonine do tu sherbeje te rinjve te perfaqesueses

Mesfushori Ervin Bulku eshte shprehur mjaft optimist perpara miqesores qe Shqiperia do te luaje me Maqedonine pavaresisht se skuadra eshte goditur nga nje vale e madhe demtimesh. 29-vjecari qe militon ne eliten e futbollit kroat me Hajdukun e Splitit ka deklaruar se kuqezinjte i kane te gjitha mundesite per ta fituar kete ndeshje. Besoj se jemi te afte qe ta fitojme kete miqesore perballe Maqedonise pavaresisht se kemi disa mungesa te rendesishme. Hapesirat e krijuara mund te shfrytezohen ne menyren me te mire nga futbollistet qe nuk jane aktivizuar shume apo te rinjte qe jane afruar ne menyre qe te tregojne se mund ti sherbejne skuadres. Mendoj se disa prej te rinjve qe jane grumbulluar ne skuader kane nivelin e duhur dhe e meritojne tu jepen shanse me fanellen kuqezi deklaroi Bulku. Luajme perballe nje kundershtari qe imponon respekt per ate qe ka treguar se fundmi dhe e kemi vleresuar sfiden maksimalisht. Deshirojme ta mbyllim ne menyre te mire vitin 2010 por edhe te bejme nje paraqitje sa me te mire pasi kjo ndeshje sherben edhe si nje test per te pare gjendjen e ekipit dhe per te bere riparimet e nevojshme ne kuader te kualifikueseve te Euro 2012.

Sipas mesfushorit me tipare mbrojtese fakti qe Shqiperia do te luaje per here te pare ne Korce mund te sherbeje si nje motivim ekstra per te mos i zhgenjyer tifozet te cilet pritet te jene te shumte ne numer. Bulku shtoi Fakti qe do te luajme ne nje stadium te rikonstruktuar dhe ne nje fushe ku perfaqesuesja nuk ka luajtur me pare na emocionon disi. Jemi te vetedijshem qe publiku do te jete mjaft i zjarrte dhe do te na mbeshtese ne menyre te jashtezakonshme kjo do te jete nje shtyse me teper qe te mos i zhgenjejme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›