Eurostat deklaron se ndryshe nga sa mendohej eshte 15.5 e GDP
Greqia ka nje deficit buxhetor dhe borxh publik shume here me te madh nga sa ka deklaruar fillimisht. Ky eshte perfundimi ne te cilin ka dale auditi i Bashkimit Europian te henen. Nje deklarate kjo qe mund te shkaktoje nje vale te re shitjesh jo vetem te bonove greke por edhe te bonove te shteteve te tjera periferike te eurozones qe ndodhen ne nje moment te veshtire dhe ekonomikisht te ngjashem me ate te Greqise.
Deficiti buxhetor i Republikes se Greqise ne vitin 2009 kap shifren e 15.5 te Prodhimit Kombetar Bruto sipas shifrave te Eurostatit qe eshte zyra e auditit te Bashkimit Europian. Kjo shifer eshte shume me e larte se 13.6 i deklaruar nga qeveria greke. Nderkaq te gjitha masat e marra se fundi per te ulur deficitin si shkurtimet e shpenzimeve publike apo rritja e taksave kane krijuar nje problem shume te madh me rritjen ekonomike.
Raporti i deficitit te Prodhimit Kombetar Bruto per vendin eshte me i larti i eurozones dhe madje me i larti krahasuar me te gjitha vendet anetare te Bashkimit Europian edhe me i larte se ai i Irlandes qe ne vitin 2010 mund te kete te njejtin fat me ate te Greqise. Borxhi i pergjithshem i vendit eshte rritur nderkohe dhe aktualisht ai eshte 126.8 e Prodhimit Kombetar Bruto dhe eshte me i larte se 115.1 qe u vleresua ne pranvere nga Eurostati. Berja bashke e ketyre dy vlerave shume te larta do te thote qe Greqia nuk ka shanse te plotesoje premtimet e saj ne lidhje me reduktimin e deficitit buxhetor ne vitin 2010 me 8.1. Ne prill Greqia nenshkroi me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Nderkombetar nje pakete ndihme ekonomike te vleres 110 miliarde euro. Ne kembim te parave Athina vendosi te ndermarre nje reduktim te shpenzimeve publike per te ulur deficitin ne menyre te ndjeshme gjate periudhes 3-vjecare. Sipas planeve deri ne vitin 2012 Greqia duhet ta kete ulur deficitin ne masen 2.8 cka me shifrat e publikuara dje sipas analisteve eshte e pamundur. Para publikimit te ketyre shifrave Ministria greke e Financave ne nje deklarate tha se deficiti per kete vit do te jete 9.4.