E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Pushimet e mia nga ccediladrat e ushtrise ne Vilen e Bllokut Durres

TIRANE-Pushimet verore jane pjesa me e gezueshme e nje viti. Aktorja e mirenjohur e kinemase dhe teatrit shqiptar aktualisht deputete e parlamentit shqiptar i ka shijuar ato me shume se kushdo. Madje per habine e te gjitheve ajo fare e vogel ne moshen njevjeccedilare ka prekur detin dhe ka ndjere kenaqesine e reres. Me tej pushimet nuk do te kishin te ndalur dhe alternativat e tyre vetem do te pasuroheshin siccedil rrefen ajo vete nga kapanonet e ushtrise tek ccediladrat vila e Bllokut ne Durres dhe me tej thuajse ne gjithe bregdetin shqiptar apo edhe ne liqenin e mrekullueshem te Pogradecit ku Meli do ta ccedilonte dy here me xhirime qendrime qe do ta mbanin mbi dy muaj ne ate vend te mrekullueshem madje edhe kur ishte nje nene e re me nje femije 3-muajsh.
Zonja Bulku kur keni qene per here te pare ne plazh
Kam qene aq heret aq sa une nuk e mbaj mend. Prinderit e mi me kane treguar qe ne Kavaje ka qene nje plazh shume i bukur dhe jo i populluar atehere te pakten. Ka qene nje zone ushtarake dhe kishte te drejte komandanti apo dikush tjeter ushtarak te merrte dhe familjen. Dhe ne ate kohe ato kane qene pushimet tona me te bukura familjare. Une kam qene e vogel nje vjeccedil por mami me tregon qe plazhi ka qene shume i bukur kalonim shume mire atje.
Me pas cilat jane pushimet qe kujtoni
Pushimet e para nuk kam qene me familjen time. Duke qene se babi ishte i transferuar jashte Tirane ne Gjirokaster me pune une kam bere shume pushime ne jeten time me gjyshen nga ana e babit dhe kane qene njerez te apasionuar pas detit nuk kishte vere qe te mos shkonin me pushime do gjenin nje dhome ne Durres nje kabine here tek Hekurudha here tek Teuta here tek Iliria per te shkuar. Kam bere shume pushime ne te vertete. Kam qene shume e lidhur me xhaxhallaret hallat dhe une asnjehere nuk mungoja ne pushimet e tyre sepse babai im siccedil e thashe gjithmone ka qene ne gatishmeri per shkak te punes se tij si gjithe ushtaraket dhe arriti nje moment qe ai nuk merrte me leje ne vere. Kete vere ishte nje problem veren tjeter nje armik ndonjehere ndonje alarm fals dhe asnjehere nuk benim pushime. Dhe pushimet nuk kane qene pushime te mirefillta pasi gjithmone babi ishte diku me qitje me pune dhe me kete rast merrte dhe familjen ky lloj pushimi ka qene. Kam shkuar gjithashtu edhe me dajat e mi te cilet me merrnin ne plazh dhe pushimet e mia kane qene shume gazmore pasi kemi pushuar me shume njerez e nese me familjen ishim kater veta me fisin ishim shume njerez dhe i kalonim bukur. Perveccedil kesaj te afermit e mi edhe nga natyra jane njerez te hareshem dhe kane qene pushime te gezuara. Mblidheshim ne kabina ne darke sidomos rrinim gjithmone bashke kane qene njerez te shoqerueshem dhe ne moshen tone ka qene nje mrekulli. Hare gezim luanim ne rere deri pasdite. Kjo periudhe ka zgjatur deri ne moshen 14-15 vjeccedil.
Po pushimet e para si adoleshente me shoqerine
Sapo kisha mbaruar vitin e pare gjimnaz dhe per here te pare me nje shoqen time ajo ishte ne vit te trete ikem per pushime ne nje kamp rinie ne Golem dhe kjo ishte disi e veccedilante atehere qe iknin dy vajza. Ate vere per here te pare kam bere pushime me shoqerine me te rinj pa familjen. Ne ccedildo kamp rinie ishte bukur se ishe ne nje ambient te ri edhe pse une nuk kam pasur probleme me familjen se kam pasur marredhenie shume komode dhe prinderit e mi kane qene te ccedilliruar nga paragjykimet e kohes. Nuk eshte se une ika ne nje kamp rinie dhe u ndjeva e lire por sigurisht ishte nje tjeter gje dhe e bukur. Pastaj ne kemi provuar edhe aksionin disa gjera edhe kane qene te veshtira por kalohen bukur kur je me brezin tend.
Permendet aksionin si e kujtoni sot
Atehere mbase nuk te bente pershtypje qe ne 15 vjeccedil te punonim ne hekurudhe - te pakten une nuk do ta lija kurre femijen tim ta largoja qe ne ate moshe per te punuar. Puna ka qene jashtezakonisht e lodhshme femije qe mbanim karroca me gure shtronim trase per hekurudhen Fier-Ballsh por sigurisht qe kalon se je shume e re dhe nuk i meshon vuajtjes dhe lodhjes por i meshon mobilizimit shoqerise dhe gjithashtu beheshin mbremje humor keshtu qe gjerat nuk i shikonim me sy pesimist. Une kam pasur shoqeri qe shkonte ne Lukove ku perveccedil punes benin edhe plazh e hera-heres edhe vjedhurazi. Kane qene te mrekullueshme ato pjeset e pushimit keshtu qe pjesa e punes harrohet. Dhe lodhjes e vuajtjes nuk i meshonte njeri. Kur i kujton sot edhe nuk i beson por keshtu ishte ne fakt.
Le te kthehemi tek plazhi cilat ishin aktivitetet qe organizoheshin gjate pushimeve
Nuk mund te thuash se kishte fusha minifutbolli tenisi a basketbolli ato qe ishin ishin shume personale po ama une mbaj mend qe ne luanim burra dhe gra futboll ne breg te detit pasditeve. Mbaj mend qe edhe ne na fusnin ne loje ose mungonte ndonje portier ose per te bere numrin dhe keshtu koha kalonte me pushime shume te gezueshme. Une them se pushimet e bukura mi kane bere edhe njerezit me te cilet kam shkuar. Njehere kam shkuar me nje daje timin njehere tek Hekurudhat dhe nje here me ccediladra. Mund te them pa frike se ato ccediladrat kane qene nje mrekulli. Nuk mund te them se ccedilfare ndjente nje grua per ujin dhe banjen por per ne ishte shume e gezueshme dhe nga ato dy jave merrnim maksimumin prej atyre pushimeve. Ne darke mblidheshim ne ccedilader daja im ka pasur nje mik i cili kendonte dhe kendohej ccedildo nate pafund saqe mund te them se per here te pare une aty jam ndjere e perkedhelur. Kam qene 14 vjeccedil dhe rrija me shume qejf ne shoqerine e te rriturve ne ate kohe ne quheshim te vogla se tashme nuk quhet e vogel nje 14-vjeccedilare dhe kishim nje vend modest aty dhe per here te pare une kam degjuar qe kendoheshin kenga Syccedilka si ato te tuat ose kenga Isha goce 14-vjeccedilare qe me perkisnin pak si tekst dhe si moshe apo si pamje dhe une per here te pare ndihesha si e llastuar.
Jashte ketij ambienti familjar si ju ngacmonin djemte
Zakonisht ne keto pushimet familjare nuk mund te them se kemi ndjere ngacmime. Ishe gjithmone e mbrojtur nga fisi nga njerezit me te cilet rrije ndersa ne kampin e rinise nuk kam qene ndonje vajze qe te bija ne sy menjehere domethene qe te gjuhesha me here te pare ndoshta ka qene natyra ime nuk e di. Une kam ndenjur shume me shoqerine dhe pelqimet kane qene ne rrethet e tilla qe nuk kane pare vetem pamjen por pikerisht kane pelqyer ndonje gje pertej dy syve te bukur. Ngacmimet kane qene shume miqesore dhe nuk kane qene asnjehere te direkta te tipit a ka mundesi nje minute apo mund te dalim pak jashte gjithmone kane qene komplimente brenda rrethit shoqeror shume me te kendshme per tu bere balle por kjo eshte sepse edhe ne ishim te rritura ne ate menyre te edukuara e jo vetem ne por gjithe opinioni gjithe mentaliteti dhe jetonim ne nje mjedis qe nese i kishe ngulitur keshillat e mamase ne koke te nderonin.
Cilat kane qene per ju pushimet me te bukura
Kam filluar te shkoj shume shpejt ne Dhermi qe kur eshte inauguruar Shtepia e Pushimit qe ka qene atehere. Ne vitin 87 ne mos gaboj dhe qe ne ate vit ne kemi pasur nje flete kampi aty mund te kete rregulluar bashkeshorti im qe ishte edhe arkitekt ne projektin e kampit dhe mund te kete hyre me njohje e keshtu nuk iu ndame Dhermiut per shume vite me radhe. Disa here kemi shkuar ne ate kamp qe ishte shume i mire i ri. Dhermiu nuk eshte ky qe eshte sot tani eshte shume i bukur per jeten e nates por i lodhshem per jeten e dites. Atehere ishte nje plazh i virgjer dhe i vogel ne kenaqeshim ne det. Ai uji i Dhermiut eshte i pakrahasueshem femijet hidheshin nga shkembinjte etj. Kam bere pushime familjare ne Korfuz dhe kemi qene gjate gjithe vijes bregdetare te Korfuzit pasi kemi qene me makine dhe leviznim po uji i bregdetit tone nuk krahasohet me ate te Korfuzit pavaresisht kushteve dhe hapesirave te argetimit qe te ofron ishulli grek qe nga lojerat ujore e deri tek aktivitetet e mbremjes rruget me dyqane me punime artizanale etj. Po te lahesh nje here ne Jale e ne Dhermi edhe sot harron se ccedilfare eshte ne breg te detit kur ti je ne uje.
Kur keni bere pushimet e para me bashkeshortin
U quajta e fejuar ne prill te vitit 78 dhe ne qershor ishte viti i fundit qe familja e bashkeshortit tim bente pushime ne nje nga vilat e Bllokut ne Durres. Plazhi ishte shume i mire dhe une per here te pare kam qene aty ne ato vila. Ne ate kohe nuk i kisha bere 20 vjeccedil.
Dhe cilat ishin gjerat qe ju bene pershtypje aty
Mbaj mend qe edhe pse ishte vile ishin vetem kater dhome per tri ccedilifte dhe prinderit e bashkeshortit. Nuk e harroj vjehrra ime na ka dhene dhomen e vet per te fjetur ku ishte krevati matrimonial dhe une per here te pare kam fjetur ne nje krevat matrimonial qesh.
Ishte nje privilegj qe te pushoje atje edhe pse ishte me pagese por ne hanim ne nje mense siccedil quhej atehere megjithese ishte mirefilli nje restorant. Dhe padyshim per mua qe vija nga kabinat dhe ccediladrat e plazhit ishte nje gje ndryshe dhe qe me bente jo pak efekt aq me teper qe aty nuk te duhet te gatuaje vete siccedil edhe ishim mesuar. Dhe ne ate kohe ishte komode te mos gatuaje ne plazh.
Kishte personazhe te njohur aty
Aty ne breg te detit padyshim qe shikoje ndonje personazh te kohes qe mund te ecte madje edhe me ndonje veshje ekstravagante siccedil ishte ndonje fustan i gjate veror ose mund te shikoje ndonje me pantallona xhins. Nuk e harroj nje rast kur Marjeta bashkeshortja ne ate kohe e Bashkim Shehut e cila gjithmone eshte veshur dhe mbajtur shume ekstravagante dhe per kohen shume e avancuar kishte veshur nje pale xhinse dhe vjehrra ime sa e takon i thote E tmerrshme po mua per keto xhinse qe do tua beja punetoreve me hoqi vjehrri yt nga Ministria e Industrise se Lehte se mi quajten moderne. Megjithate aty siccedil shihje xhiron e bulevardit ne Tirane e shihje te transferuar ne breg ku shetisnin njerez te veshur bukur me rroba qe u vinin nga jashte. Megjithate nuk duhet mohuar qe pushimet ne i kemi bere bukur edhe ne ccediladra edhe ne kabina plazhi. Une nuk kisha ndonje mangesi ne kete pike.
Me pas kemi shkuar disa here per pushime ne kavaleshence dhe qe kane qene shume te organizuara ishin mensat per te ngrene. Une vete nuk e kam perjetuar kete pjesen e gatimit ne plazh sepse gjithmone kemi vajtur ne kampe ne kavaleshence ku gatuhej ne mense dhe kjo ishte nje komoditet pasi pushimet me gatime nuk i quaja pushime ose i kam bere por nuk i kam shijuar sidomos kur kam pasur femijet e vegjel qe dilnin ne det me tim shoq dhe une gatuaja. Megjithate kjo ka qene vetem ne fillim.
Vete e kini nisur plazhin qe ne moshen 1 vjeccedil po femijet kur i keni ccediluar per here te pare
E ccediluditshme por me se e vertete. Une femijen e pare djalin e kam ccediluar qe tre muajsh ne plazh. E kam ccediluar ne Pogradec. Kisha lindur ne prill dhe ne qershor me vjen regjisori Pirro Milkani dhe me thote se do te xhirohej Shoqja nga fshati. Une i them qe gjeni nje tjeter nje dublante pasi e kisha femijen shume te vogel e keshtu nuk mund te vija dot dhe Pirro me thote qe ne Pogradec do kenaqesh eshte klime shume e mire dhe per djalin do te gjejme nje shtepi shume te mire dhe keshtu shkoi. Kishte nje logjike xhirimi do te behej dhe u be. Une isha nje nene e re me nje bebe te vogel dhe me ndihmonin skenat ku do te hyja i gjeja gjithmone gati pasi une ccedildo 2-3 ore duhet ti jepja djalit qumesht per te pire. Fillimisht ndenja ne nje familje me pas leviza ne nje nga ato kavaleshencat qe ishin atje. Une ndenja 2 muaj per xhirime keshtu qe vinin me radhe vjehrra ime mamaja burri im qe me mbanin djalin e njeherazi benin dhe plazh. Tek Shoqja nga fshati nuk e kam ndjere pjesemarrjen e xhirimit por fakt eshte qe im bir per shkak te punes sime e ka nisur shume heret plazhin.
Ka ndodhur here tjeter qe gjate xhirimeve te benit edhe plazh
Kur kam xhiruar filmin Kercenimi po keshtu ka ndodhur. Xhirimet jane bere ne Vlore dhe aty kemi pasur kushte teresisht te tjera. Kemi jetuar ne konviktin e shkolles tregtare vetem familja jone ku nuk flinim ne krevat por kishim marre dysheket dhe i kemi vene nje mbi nje dhe kemi sajuar krevate komode qesh.
Njeriu perpiqet qe ne mjedisin ku eshte te beje me te miren per te kaluar mire pa iu meshuar kushteve o bo bo ku jemi ketu. Edhe ketu po e njejta gje me vinin te afermit qe mbanin djalin i cili ishte nje vjeccedil ne ate kohe. Mbaj mend qe atje na kane ardhur dhe dy miqte tane te cilet jetonin ne kampin e punetoreve mbi shkollen tregtare. Kur pane ku jetonim ne qe kishim sajuar ato krevate pasi nuk siguruan dot hotel dhe kishin rregulluar nje konvikt te tere per ne ata thoshin po qenka me qejf ketu tek ju. Dhe sot e kesaj dite e kujtojme me humor ate kohe. Keshtu qe ne mes te asaj kohe ne kemi bere gjera te mira diku ne nje kamp te ri diku me keto veshtiresira megjithate them qe njeriu kur do te gezoje gezon nuk vuan.
Pra edhe ne ate kohe plazhi behej bukur...
Plazhi ne ate kohe ne Durres ka qene shume i bukur atje ishin trupat me te bukur fytyrat me te njohura. Une nuk i kam arritur shume sepse ne kohen e gjimnazit fillova te xhiroja filma Zonja nga qyteti eshte xhiruar ne periudhe plazhi gjate gjithe veres kam qene me xhirime madje gjate xhirimeve ne gusht kam festuar edhe 17-vjetorin tim ku kam qene 2 muaj e gjysme me xhirime ne Pogradec. Keshtu qe shume shpejt kapa dhe gjera te veccedilanta ne jete. E kam filluar me ccediladrat e ushtrise e kapanonet ushtarake per te vazhduar ne kabina e deri ne hotele. Madje mbaj mend qe njehere shkoja nga Tirana ne Cerrik dhe do kaloja ne Divjake tek babi qe ishte ne qitje. Kam qene shume e vogel per ti perjetuar ndryshe apo ne menyre me femerore disa gjera por megjithate ka qene te veccedilanta dhe une kam ndenjur dy net ne ccediladra dhe te gjithe thoshin vajza e komandantit dhe te gjithe perpiqeshin te me benin qejfin kush te sillte uje kush diccedilka tjeter gjithe vemendjen ne dispozicion dhe silleshin gjithe xhentilese nje tufe ushtaresh.
I kujtoni me nostalgji sot
Une i kam provuar te gjitha nga kapanonet e rrethuara nga ushtarake me uniforma pastaj ne ccediladra e ndonje dhome hoteli dhe nese do te krahasohen asnje gje nuk krahasohet me pushimet qe behen gjate punes me nje film. Vitet 90 erdhen pikerisht ne kohen kur femijet u rriten dhe kerkonin kushte me komode dhe hapesira te reja. Filluan restorantet filluan te dilnin jashte te preknin Turqine dhe ne kemi ikur shume heret ne Turqi. Madje gezoja qe shyqyr per kete vend nuk kemi viza dhe ky ishte gezimi im i pare qe ne si shqiptare kemi prekur nje vend me kushte te mira dhe qe eshte i bukur e me nje turizem te mire e qe eshte vertet privilegj ta shijosh.
Po kete vit keni pushuar
Kete vere nuk kam bere pushime perveccedil fundjavave. Ne fakt vitet e fundit me kane shijuar me shume fundjavat sesa nje grumbull ditesh pushimi te tejzgjatura. Megjithate kam dy vjet qe nuk kam bere pushime te gjata. Sivjet kam levizur dy here ne Sarande kam ndaluar dhe ne Jale fatmiresisht dhe rruga ishte bere e mrekullueshme dhe jam lumturuar nga kollajlleku per te shkuar ne ate plazh te mrekullueshem dhe nuk e di a do ta prek dhe keto dite qe kane mbetur detin Jon.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›