E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazprom pergenjeshtron Berishen Jo ne Shqiperi

Kompania me e madhe ne bote e prodhimit te gazit natyror rusja Gazprom pergenjeshtron deklarimet e koheve te fundit te kryeministrit shqiptar Sali Berisha lidhur me projektin per te kaluar degezime te gazsjellesit South Stream ne territorin shqiptar. Keto deklarata ishin bere nga ai ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave te merkuren e kaluar. Pyetjeve te Gazetes Shqiptare lidhur me kete ccedileshtje zonja Anastasia Ivanova ne emer te drejtorise se informacionit te kesaj kompanie u eshte pergjigjur si me poshte...

GSH A ka Gazprom-i projekte konkrete per ndertimin e nje degezimi te gazsjellesit South Stream ne territorin shqiptar Kryeministri Berisha pak dite me pare e permendi nje mundesi te tille. Ne rast se po kush do te mbulonte shpenzimet per nje gje te tille

Aktualisht ccedileshtja e kalimit te degezimit jugor te gazsjellesit South Stream permes territorit te Shqiperise nuk merret ne konsiderate.

GSH Ne rast se pergjigja tuaj eshte jo a mund te marre qeveria shqiptare nje OK nga Gazprom-i per lidhje me South Stream-in prane Igumenices ne Greqi

Kjo ccedileshtje kerkon nje studim te kujdesshem do te duhej te beheshin llogaritje teknike e ekonomike. Ne te njejten kohe eshte e domosdoshme qe te merret parasysh se mundesia per kandidate te rinj varet nga shume faktore. Tregues te tille si kerkesa e brendshme per sasi shtese gazi qe do te mund te furnizohej nepermjet gazsjellesit te ri se bashku me interesimin per te bashkepunuar me Gazprom-in jane shume te rendesishem.

GSH A mund ta merrte qeveria shqiptare lejen per nje gje te tille vetem nga partneret tuaj italiane
No comment

GSH A ka Gazprom-i ndonje interes per investime ne sektorin energjetik ne Shqiperi Jeni te interesuar per te marre pjese ne privatizimin e aseteve shteterore qe perfshijne kompanine e nxjerrjes se naftes Albpetrol

Kompania jone nuk ka plane te tilla per momentin.

Pak dite me pare menjehere pas deklaratave te Berishes ishte gazeta eko-nomike ruse Vzgljad qe arrinte ne konkluzionin se Shqiperia nuk ka asnje shans te kthehet ne vend tranzitimi te gazit natyror per shkak te pastabilitetit te saj politik. Kjo gazete theksonte se Berisha ka permendur mundesine qe vende fqinje te kontribuojne ne ndertimin e nje dege te gazsjellesit South Stream nga Greqia drejt Vlores. Ai nuk permendi emra por marredheniet e mira me Berluskonin lene te kuptosh se fjala eshte per Italine shtohej ne artikull. Ku thuhej edhe se gazsjellesit kryesore te Evropes ne pergjithesi i bien rrotull Shqiperise ndonese kjo ndodhet midis Evropes Lindore e asaj Perendimore me perjashtim te TAP-it TransAdriatic Pipeline qe do te filloje te sjelle gaz ne kete vend nga Lindja e Aferme me 2012-en dhe do te kaloje nen Adriatik ne drejtim te Italise se Jugut. Sipas ekspertit Aleksander Kurdin Shqiperia nuk eshte nje aktor kryesor per konsumin e gazit ndersa si vend tranzitimi eshte pa interes per projektin South Stream per shkak te pastabilitetit te saj politik. Megjithate agjencia ruse Prime-TASS hapi lojen serish duke riprodhuar pohimet e kryeministrit shqiptar. Por qendrimi zyrtar i kompanise shpreh qarte faktin se ne rast se ka nje shprese per ndertim te degezimit te gazsjellesit neper vendin tone kjo nuk vjen nga Moska.
e.n/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›