E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, Presidenti Plevnliev merr zyrtarisht detyrën

Presidenti, ish-biznesmen që hyri në politikë dy vjet më parë, zuri vendin e socialistit Gueorgui Parvanov, i cili, pasi plotësoi dy mandate nga pesë vjet, nuk mund të paraqiste përsëri kandidaturën.

“Do të punoj që Bullgaria të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian, me një ekonomi të zhvilluar, një arsim të mirë, me një perspektivë për të rinjtë”, deklaroi Rosen Plevneliev pas ceremonisë ushtarake.

Ndërkohë që Bullgaria është kritikuar nga Brukseli për mungesë efektshmërie të drejtësisë, kreu i ri i shtetit u angazhua për të kontribuar në një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas për një zhvillim të ekuilibruar të rajoneve dhe infrastrukturave.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-22 22:06
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›