Gruevski: Greqia asnjë zgjidhje për emrin
SHKUP-Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, deklaroi se Greqia nuk po bën asnjë hap përpara në bisedime për çështjen e emrit, ajo po fiton vetëm kohë. "Raundi i fundit i bisedimeve rreth tejkalimit të problemit me emrin, të cilën na e imponon Greqia që prej 15-20 viteve, praktikisht konfirmoi supozimet e mia paraprake se Athina do të tentojë vetëm të blejë kohë, me të cilën do të dojë të prezantohet se ajo po bën gjithçka, po bën shumë përpjekje që të zgjidhet problemi dhe t'i paraqesë maqedonasit si kokëfortë dhe që nuk dëshirojnë të zgjidhin problemin", - u shpreh dje kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Sipas tij, ishte parashikuar të kishte dy raunde bisedimesh më 4 dhe 15 shkurt të këtij viti, por që të dy datat dështuan si pasojë e faktit se Greqia nuk pranoi të ulej në bisedime. "Unë publikisht e konfirmoj se ne jemi të përgatitur në mënyrë maksimale dhe më 4 dhe 15 shkurt ta presim, ta pranojmë dhe të bisedojmë ose në çfarë do date tjetër, të cilën do të përcaktohen si komunikim me Greqinë. Mbetet të shohim nëse Greqia do të pajtohet, do ta pranojë, pasi përcaktimi i këtyre datave nëse bëhet, bëhet si pjesë e konsensusit që kanë dhënë të dy shtetet", - theksoi Gruevski.
(d.b/BalkanWeb)