Raporti i Cooperit, vendimtar për statusin e Serbisë në BE
BEOGRAD-Gjatë kësaj jave, Robert Cooper do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd të Serbisë. Ndërmjetësi europian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo vizitë konsiderohet si caku i rifillimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, për çështjet që ende kanë mbetur të pazgjidhura mes tyre.
Sipas Borislav Stefanoviçit, në tryezën e bisedimeve me Cooper në Beograd do të vazhdojë të jetë si çështje se si do të realizohet përfaqësimin rajonal i Kosovës. "Në këto diskutime do të shohim si do të realizohet mundësia që të vijojmë me marrëveshjen e përfaqësimit rajonal të Prishtinës", - u shpreh Stefanoviç për agjencinë e lajmeve serbe, Beta. Sipas tij, sa i takon kësaj pike, gjithçka mbetet në tryezën e bisedimeve dhe do të varet vetëm nga vazhdimi i dialogut. Ai shtoi se në qoftë se "progresi bëhet me respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, atëherë do të dihet edhe data e saktë e vazhdimit të negociatave". Burime diplomatike pranë Bashkimit Europian, të cilat citohen nga Beta, bëjnë të ditur se ndërmjetësi Cooper, përveç vizitës që do të zhvillojë në Beograd, do të zhvillojë një vizitë zyrtare, po me të njëjtin objektiv edhe në Prishtinë.
Në të dy këto takime ai do të përpiqet të shohë më qartë se çfarë mund të bëhet në lidhje me përparimin e përfaqësimit zyrtar të Prishtinës si dhe çfarë po bëhet më konkretikisht me marrëveshjet e arritura. Duke cituar sërish Betën, Cooper pas këtyre vizitave do të përpilojë një raport në lidhje me rezultatin e këtyre vizitave që do t'ia paraqesë Këshillit të Ministrave të BE-së. Ky i fundit, në bazë të këtij raporti pritet të japë konkluzionet e tij sa i takon faktit nëse Serbisë do t'i miratohet apo jo kërkesa për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
(d.b/BalkanWeb)