Bullgari, presidenti i ri Plevnliev merr zyrtarisht detyrën
SOFJE- Presidenti i ri i djathtë bullgar, Rossen Plevneliev, 47 vjeç, i zgjedhur në fund të tetorit, mori sot zyrtarisht detyrën duke u betuar se do të punojë që Bullgaria të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian.
Presidenti ish-biznesmen, i cili hyri në politikë dy vjet më parë, zuri vendin e socialistit Gueorgui Parvanov, i cili pasi plotësoi dy mandate nga pesë vjet nuk mund të paraqiste përsëri kandidaturën.
"Do të punoj që Bullgaria të jetë një anëtare e denjë e Bashkimit Evropian, me një ekonomi të zhvilluar, një arsim të mirë, me një perspektivë për të rinjtë", deklaroi Rossen Plevneliev pas ceremonisë ushtarake.
Ndërkohë që Bullgaria është kritikuar nga Brukseli për mungesë efektshmërie të drejtësisë, presidenti i ri u angazhua për të kontribuar në një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas për një zhvillim të ekuilibruar të rajoneve dhe infrastrukturave.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)