Riorganizohet PS, Nano i deleguar nderi në qarkun e Tiranës
TIRANË- Partia Socialiste ka miratuar sot, shpërndarjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të kryesisë në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në procesin e riorganizimit të strukturave të kësaj force politike 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2013, bie në sy caktimi i liderit historik të PS-së, Fatos Nano si i deleguar nderi në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu, vihet re largimi i disa anëtarëve të kryesisë nga qarqet, të cilat konsiderohen si baza të forta mbështetjeje, duke i deleguar në qarqe të tjera.
Në mbledhjen e Asamblesë është miratuar edhe plani i veprimit politik për këtë sesion parlamentar. Asambleja Kombëtare ka zgjedhur edhe kryesinë e re të saj me kryetar Gramoz Ruçin, nënkryetare Luiza Xhuvanin dhe sekretar Tulant Ballën.
(ma.ar/BalkanWeb)