E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria e paralizuar nga stuhitë e dëborës dhe përmbytjet

SOFJE- Stuhitë e dëborës paralizuan sot transportet në verilindje dhe lindje të Bullgarisë, ndërkohë që trafiku në jug vazhdon të jetë i ndërprerë pas përmbytjeve që kanë shkaktuar të paktën tetë të vdekur.

Një ditë zie ndërkombëtare u dekretua sot në nderim të personave të vdekur si pasojë e përmbytjeve në fshatin Bisser.

Komisionerja evropiane e ngarkuar me ndihmat humanitare të urgjencës, bullgarja Kristalina Georgieva theksoi sot se përmbytjet akoma shumë të rënda kanë rritur frikën për stinën e pranverës në Evropë për shkak të shkrirjes së dëborës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›