E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët kërkojnë heqjen e TOEFL-it: Do të hymë në grevë urie

Elbasan- Mbrojtja e detyrueshme e gjuhës angleze si një kusht për diplomimin në studimet master po vijon të krijojë pakënaqësi në rradhët e studentëve.

Ditën e sotme studentët e universitetit  Aleksandër Xhuvani në Elbasan kanë zhvilluar një protestë kundër dhënies së provimit të TOEFL-it përpara se të kryejnë studimet master. Sipas studentëve të këtij universiteti në rast se ligji nuk ndryshon ata do të futen në grevë urie.

Ndër të tjera studentët e masterit e kanë konsideruar këtë ligj një shkelje e të drejtave të tyre. Ata shprehen se pjesa më e madhe e tyre kanë studiuar gjuhën italiane, gjermane dhe frënge dhe njohuritë në gjuhën angleze s’janë të nivelit që kërkon testimi i TOEFL-it .

Ndërkaq studentët kanë hedhur akuza se ky ligj është ndërmarrë për të favorizuar subjekte private që operojnë më provimet e TOEFL-it.

Ndryshimi në Ligjin e Arsimit të Lartë, sa i takon gjuhës së huaj, detyron çdo student t’i nënshtrohet certifikimit të  TOEFL-it në mënyrë që të mund të përfundojë studimet master.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Doktoraturat dhe masterat në anglisht që nga 2013-ta Tiranë- Anglishtja do te jete provimi i detyrueshem per maturantet...
  2. Dita e ekselencës, Basha: Stazh me pagesë, për studentët më të mirë Tiranë- Studentët më të mirë do të mund të kryejnë...
  3. Denoncim: Studentët, viktima të grabitjes Elbasan – Kur studentët mbarojnë mësimet në turnet e mbrëmjes,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›