E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Apeli lë në 'arrest shtëpie' Prendin, detyrim paraqitje shoferit

TIRANË- Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendin, duke mos ndryshuar masen e sigurisë të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria parlajmëron rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë si dhe ridërgimin e cështjes sërish në Gjykatën e Tiranës me prova të reja që implikojnë Prendin në vrasjen e protestuesit Faik Myrto.

Apeli ndërkohë ka prishur vendimin e Gjykatës së Tiranës për shoferin e Prendit Margarit Kume, duke e liruar nga arresti shtepiak dhe duke dhënë vetëm detyrim paraqitje

APELI LË NË 'ARREST SHTËPIE' PRENDIN
Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë se arrestit në burg ndaj ish- komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Gjykata e Apelit, në seancën e sotme vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj te pandehurit Prendit, marrë pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në këtë mënyrë, kjo Gjykatë ka rrëzuar kërkesen e Prokurorisë për ndryshimin e masës nga arrest në shtepi, në arrest në burg ndaj ish -komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Vendimi është marrë pasi trupi gjykues i çështjes, i përbërë nga gjyqtarët Artan Broci, Edmond Gogo dhe Gjin Gjoni u njohën me pretendimet e palëve në proces. Kështu, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi masen e arrestit ne burg ndaj Prendit, me argumentimin se ekzistojnë dyshime te arsyeshme për implikimin e tij në ngjarjet e 21 janarit. Për Prokurorine, ish- komandanti i Gardes, Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në drejtim të turmës ne 21 janar 2011 gjate demonstrates para selise se Kryeministrisë. Ndërkohë që njëri nga plumbat e dalë nga pistoleta e Prendit, pretendohet se ka vrarë shtetasin Faik Myrtaj. Prendi, sikurse deklaroi Prokurori, në deklarimet e tij në organin e akuzës ka deklaruar se nuk ka qëlluar me armë ditën e ngjarjes.

Por, kërkesa e Prokuroise ka hasur në kundërshtimin e palës mbrojtese, e cila kërkoi mospranimin e saj. Madje pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Genc Gjokutaj, kërkoi një masë më të butë për klientin e tij, atë me detyrim paraqitje në organet e rendit, kerkesë kjo e cila u rrëzua nga Gjykata.

Pala mbrojtese, duke kundërshtuar akuzën e prokuorise, deklaroi se prokuroria ka anashkaluar ligjin e Gardës se Republikes, që prashikon se është detyrë e Gardës të përdorë armët në rast sulmi. Ndërkohe qe, prokuroria nuk ka arritur të shpjegojë shkaqet dhe motivet e akuzes ndaj Prendit. Pala mbrojtëse vuri në dukje se ish komandanti i Gardes Prendi nuk përbente rrezik për shoqërine apo për t'iu shmangur hetimit, pasi ka qënë përherë në dispozicion të hetuesve të çështjes.

Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet 1-vjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj.

APELI: SHOFERI I GARDËS, DETYRIM PARAQITJE
Apeli ka vendosur ndryshimin e masës së arrestit për Margarit Kume, shoferin e ish kryekomandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila kishte vendosur masën ‘arrest me burg’ në masën detyrim paraqitjeje. Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Kumes deklaroi se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Ai nuk ka kryer vepër penale, do hetohet, po nuk ka kryer ndonjë krim. Gjykata vendosi të ndryshoje vendimin e gjykatës së rrethit me detyrim paraqitjeje”, deklaroi avokati i Kumes.

Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, dhe Armando Kasa, specialist i IT-së në kryeministri, akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
 (el.me/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gjykata shtyn vendimin për “lirinë” e Llupos, caktohet avokatja e re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›