Bullgaria kërcënon Maqedoninë me integrimin në BE
Pas Greqisë edhe Bullgaria është kërcënuar se do ta pengojë integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Everopian, për shkak të arrestimit të një qytetareje të Maqedonisë me përkatësi etnike bullgare.
Spaska Mitrova është dënuar me arrest tre mujor nga gjykatat maqedonase me pretekst se nuk e ka lejuar ish bashkëshortin e saj ta vizitojë vajzën e tyre dyvjeçare.
Mirëpo shoqata e bullgarëve në Maqedoni ka akuzuar gjykatat maqedonase se e kanë dënuar Spaska Mitrovën vetëm për shkak të deklarimit të sajë si bullgare dhe synimit për ta rritur vajzën e sajë në frymën bullgare.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Minsitria e Jashtme Bullgare, e cila ka dorëzuar notë proteste në ambasadën e Maqedonisë në Sofje me të cilën paralajmëron se Bullgaria do ta vlerësojë rrugën e Maqedonisë në strukturat veriatlantike edhe në bazë të sjelljes ndaj qytetarëve me përkatësi etnike bullgare. Analistët politikë në Maqedoni vlerësojnë se kontesti më i ri i Maqedonisë me Bullgarinë është në vazhdën e hapjes së kontesteve me gjithë fqinjët e sajë.
Për shkak të kontestit të sajë me Greqinë rreth çështjes së emrit Maqedonia nuk u pranua në NATO. Në ndërkohë Maqedonia ka konteste edhe me fqinjët tjerë të sajë: me Bullgarinë lidhur me çështjen e gjuhës, me Kosovën ende nuk ka përfunduar caktimi i vijës kufitare, kurse me Serbinë lidhur me çështjen e autoqefalitetit të kishës maqedonase.