Bullgaria kërcënon Shkupin: Mos shpreso mbështetje për anëtarësimin
Shkup- Presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një forum ndërkombëtar në SHBA është shprehur se Shkupi “të mos shpresojë për mbështetje për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim me BE në Samitin e qershorit, në rast se paraprakisht nuk nënshkruhet marrëveshja për fqinjësi të mirë”.
Nëse dikush dëshiron ti ndihmojë, ata patjetër duhet të punojnë. Ka dy çështje të mëdha, njëra është zbatimi i marrëveshjes së vitit 1999 dhe se problemi i dytë është çështja e historisë së përbashkët,
Sipas agjencisë së lajmeve INA presidenti bullgar ka drejtuar kritika lidhur edhe me ngritjen e përmendoreve të personaliteteve historike bullgare në Shkup, duke nënvizuar se në këtë mënyrë autoritetet e këtij vendi po tentojnë të përvetësojnë këto heronj të një vendi tjetër.