Bullgaria mbështet integrimin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Mladenov ka thënë se Qeveria e Bullgarisë e ka ndërmend të mbështesë kandidaturën e Serbisë dhe Kosovës në NATO dhe Bashkim Europian.
Siç shkruan agjencia bullgare e lajmeve “Novinote.com”, gjatë një ligjërate që ministri bullgar Mlladenov mbajti të shtunën në Qendrën e Washington’it për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ai vuri në dukje se një nga detyrat kryesore të Qeverisë bullgare është që të ndihmojë vendet e tjera të bëhen anëtare të BE’së dhe NATO’s.
“Kabineti i Qeverisë bullgare bashkëpunon ngushtë me Serbinë për të ndihmuar atë që të kapërcejë periudhën e vështirë që po kalon dhe arritjen e paqes me Kosovën”, ka shpjeguar krye diplomati bullgar.
Ai ka thënë se Kosova është një vend më një situatë shumë të vështirë duke shtuar se kosovarët duhet të jenë të ndihmuar në ngritjen e institucioneve shtetërore në Prishtinë në mënyrë që të sigurojnë një bashkëjetesë midis shqiptarëve dhe serbëve.