Dedaj kërkon liberalizim të vizave
Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj gjatë pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të liberalëve në Poreç të Kroacisë, ka shtruar nevojën e përfshirjes së Kosovës në procesin e heqjes së vizave dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Dedaj e përshkroi gjendjen aktuale në Kosovë të qetë dhe stabile, duke shtruar me theks të veçantë nevojën e vazhdimit të njohjeve nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe shuarjen e strukturave paralele në veri të Mitrovicës.
Në këtë konferencë, lideri i PLK’së takoi edhe Mark Guerrero, nënpresident i ELDR’it, eurodeputetin Jelko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor, përfaqësuesit nga Katalonia e Spanjës si dhe liderët e partive liberale nga Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe Vojvodina.