E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria, vendi më i lirë evropian për cmimet në ndërtim

 

LONDER-Shteti më i lirë lidhur me çmimin e ndërtimit në korniza evropiane është Bullgari. Këtë e bën të ditur në një raport të saj kompania britanike, Global Building Costs 2008.

Pas Bullgarisë në renditje vijojnë Sllovakia, Serbia, Hungaria dhe Portugalia. Vendet ku ndërtimi është i kushtueshëm janë Danimarka, Zvicra, Britania e Madhe, Suedia dhe Irlanda.

Sipas raportit, çmimi mesatar një metri katror arrin në një 1.000 euro, përkundër 800 eurove sa kushtonte para tre vitesh. Ekspertët konsiderojnë se arsyeja kryesore për rritjen e çmimit është rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore, si dhe rritja e pagave të inxhinierëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›