E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia do të tërheqë trupat nga Iraku

 

SHKUP-Forcat ushtarake të Republikës së Maqedonisë do të tërhiqen nga Iraku brenda datës 15 Dhjetor të këtij viti. Vendimi për këtë tërheqje është i pakthyeshëm dhe nuk lidhet aspak me cështjen e emrit, gjë që ka ngecur në vend dhe integrimin e Maqedonisë në NATO, apo me shpërthimin e një bombe vendosur bazës së ushtarakëve maqedonas në Tajit ë Irakut. Maqedonsi TVA2 bëri të ditur detajet e këtij informacioni duke cituar edhe burime të Ministrisë së Brendshme. Sipas këtyre burimeve përgatitjet për tërheqjen e kontingjenteve maqedonase përfshirë edhe atë të Tajit janë pothuajse gati.
Sipas të njëjtave informacione kontingjenti i trupave ushtarake aktualë në Irak është i fundit dhe nuk do të ketë tjetër.
Një njësi e trupave ushtarake të Republikës së Maqedonisë që ishte e destinuar për ti zëvëndësuar këtë kontingjent po përgatitet për një mision, por që destinacioni i tij tani nuk bëhet publik. Mundësitë janë që pas tërheqjes së trupave nga Iraku, Maqedonia të dërgojë trupat e vendosura për Irakun në Afganistan apo ndonjë mision tjetër të ngjashëm, por jo më në Irak.
Maqedonia ka qënë një ndër vendet e para që ofroi ndihmën e saj për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Irak. Kontigjenti i quajtur “Liri për Irakun” u nis nga Maqedonia në drejtim të Irakut më Qershor të vitit 2003.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›