E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plumba shqiptarit se s’donte ta paguante

Në Itali një emigrant shqiptar është qëlluar me armë mbrëmë në Pavia të Italisë. Autori i plagosjes ishte një shtetas italian i cili i detyrohej shqiptar para për punën që ky i fundit i kishte kryer. 

PAVIA- Një emigrant shqiptar është qëlluar me armë nga një shtetas italian mbrëmë në Pavia të Italisë. Sipas policisë, emigranti 27 vjecar (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) është qëlluar me armë nga 44 vjecari Luciano Schinelli, artizan, me banim në Borgo Prioli në Pavia. Hetimet e para flasin se shkak i këtij agresioni, mund të ketë qenë një sasi parash që shtetasi italian i detyrohej shqiptarit, për një punë që ky i fundit i kishte kryer. 27 vjecari është shtruar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›