Bulqizë: Aksidentohet i mituri teksa vidhte krom
Kromi i bllokuar në gjendje stoku nga Ministria e Energjitikës ka shkaktuar aksidentimin e rëndë të një të mituri 12 vjeçarë në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndoshur sot teksa Ledian Fiku së bashku me tre shokë të tij janë përpjekur të marrin nga kromi jashtë galerive të minierës. Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur duke lënduar rëndë të miturin ndërsa tre të tjerët kanë shpëtuar fale një mrekullie të rastit. Fiku është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku mjekët shprehen se është jashtë rrezikut për jetën pavarësisht plagëve që ka marrë. Sasia e kromit jashtë galerive në formë stoku është e bllokuar falë një urdhri të Ministrit Ruli i cili e ka ndërmarrë këtë vendim për të parandaluar shitjet kontrabandë.