E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë: Arrestohen 7 persona; Akuzohen për dëmtim të sipërfaqeve pyjore

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës nën akuzën e dëmtimit të sipërfaqeve të mëdha pyjore në disa zona të këtij rrethi. Katër nga të arrestuarit janë drejtues të ndërmarrjes së shërbimit pyjor në këtë qytet.

Organi i akuzës së Vlorës bën të ditur se , u ndaluan Sotiraq Qorraj, shefi i policisë pyjore pranë ndërmarrjes së shërbimit pyjor, Shyqyri Hoxhaj, përgjegjës i sektorit pyjor të zonës së Lumit të Vlorës, Pavli Sorraj, punonjes i policisë pyjore dhe Bilal Lulaj, inspektor në zonën pyjore Kuç-Kallarat. Gjithashtu, u ndaluan edhe tre persona të tjerë, administratorë të firmave shfrytëzuese të pyjeve, mes të cilëve Qatip Veshi, administrator i firmës “Shushica”, Adil Leskaj, administrator i firmës “Leskaj”, Ardian Haskaj, administrator i firmës “Bushi”.

Ndërsa administratorët e firmave të shfrytëzimit të pyjeve, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale të shkatërrimit të pronës, me pasoja të rënda, që parashikohet në nenin 152, paragrafi i dytë, të Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›