Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, në pranga u vu shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë. Nga hetimet paraprake rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë në ajër, duke shkaktuar edhe shqetësim në zonë.