Durrës/ Gjendet e pajetë 25 vjeçarja angleze, shkaku i paditur, nuk ka shenja dhune

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur e pajetë mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës. Sipas policisë, rreth orës 12:50, shërbimi i Urgjencës së Durrësit konstatoi pa shenja jete shtetasen E. S., 25 vjeçe. Në apartament ndodhej edhe fëmija i saj rreth 2 vjeç, i cili u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Nga këqyrja paraprake në trupin e 25-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.