Cërrik/ I vë zjarrin një marketi, vihet në pranga 45 vjeçari

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i dyshuar se i vuri qëllimisht zjarrin një marketi në lagjen nr. 3 të qytetit. Në pranga ra A. M., banues në Cërrik, i cili, sipas policisë, është autori i zjarrvënies së ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në market, ndërsa u dogjën edhe produkte të subjektit.