E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë/ Zjarri në fshatin Vajkal, era dhe bimësia e thatë favorizon flakët! Rrezikohen banesat

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbi fshatin Vajkal të Bulqizës. Zjarri është ndezur në një sipërfaqe me shkurre e bimësi të thatë, teksa vatra po zgjerohet drejt banesave.

Flakët po përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe bimësisë së thatë. Në terren kanë dalë forcat e shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.

Situatë problematike në Bulqizë mbetet edhe në vatrën e riaktivizuar në Qafë Helmes.

Vijon puna për rivënien nën kontroll të kësaj vatra dhe eleminimin e rrezikut për fshatin Koçaj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›