E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në ballë

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të kësaj të enjte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, një çift i ri është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sqepar, në pjesën e ballit.

E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›