Bulqize, aty ku punojne femijet e kromit

Duket se menyra e shfrytezimit te tyre ka pasuruar nje pjese te vogel te njerezve dhe mund te thuhet se ka skllaveruar pjesen tjeter.
Njerezit qe germojne ne keta grumbuj guresh punojne me ore te tera dhe ne fund te dites mund te marrin 300 deri ne 500 leke shperblim per qindra kilogram krom qe nxjerin.
Ata me me fat mund te ndertojne galeri te tilla te cilat gjithsesi nuk jane aspak te sigurta per te punuar. Teknologjia primitive qe perdoret ne keto galeri dhe miniera e ben edhe me te veshtire punen e ketyre njerezve qe rropaten per pak para.
Por ndersa te rriturit pranojne te punojne ne te zeze per te siguruar buken e gojes, gjithkush do te tronditej nga keto pamje. Ne keta gure gjejme edhe minatoret e vegjel.
Femije te cilet se bashku me prinderit e tyre germojne. Kryebashkiaku i Bulqizes thote se puna e zeze dhe puna e femijeve nuk lejohet.
Muaj me pare ministri i Ekonomise kercenoi me heqjen e licensave per ata qe abuzojne. Ndersa ne disa nga keto galeri kane humbur jeten shume minatore apo banore te zones, te cilet varferia i bent e mposhtin edhe friken.