E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Ligji i arsimit te reformohet

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zgjodhi Fakultetin e Mjekësisë për të uruar studentët dhe pedagogët për fillimin e vitit të ri akademik.

Ai përfitoi nga ky rast, për të shpallur se ligji për arsimin e lartë, i miratuar rreth një vit më parë, ka nevojë për ndryshim.

"Ne kemi nje ligj, me nje amendament, por ne biseda gjykohet që ligji ka nevojë të reformohet, kur diskutojme per ceshtje mjaft te rendesishme askush nuk besoj qe te mos ndaje te njejtin mendim qe cdo gje duhet te bere ne menyre te kualifikuar, domosdoshmërisht ne saje të bashkëpunimit të politikë me katedrat dhe fakultetet", u shpreh Topi.

Duke qenë në Fakultetin e Mjekësisë, presidenti preku më pas me shqetësim gjendjen e sistemit shëndetësor në vend. Në të njëjtën linjë, ministrja Anila Godo u ndal te mungesa e mjekëve në disa zona të vendit:

"Mjeku që del nga fakultetet duhet patjetër të shërbejë të paktën për 5 vjet në komunën apo rrethin nga ka ardhur", tha Godo.
 
Në këtë fillim viti akademik, Universiteti i Tiranës, nga varet edhe Fakulteti i Mjekësisë, fillon punën me një staf pedagogësh që për nga numri përbëjnë një standart europian. Sipas rektorit Dhori Kule, po rekrutimi i 161 pedagogëve të rinj është në përfundim e sipër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›