Bulqizë, banorët e pallatit të shembur të pastrehë
Shembja e pallatit në qytetin e Bulqizës, ka lënë të pastrehë 56 banorë, të cilët po përballen me probleme të shumta si dhe me kushtet e vështira të jetesës. Ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë sa më parë për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre.
BULQIZË- 56 banorët të cilët mbeten pa shtëpi pas shembjes së një pallati në qytetin e Bulqizës, vazhdojnë të kenë probleme të mëdha sociale. Ata ankohen se ndihmat e dhëna nga qeveria nuk janë të mjaftueshme, madje pohojnë edhe për ndihma ushqimore të skaduara. Një tjetër problem i cili mbetet edhe ai më shqetësues është ai i strehimit ku familjet me 8 pjesëtarë janë të detyruar të banojnë në një dhomë me 16 metra katrorë. Myftiu i Bulqizës dhe ai i Dibrës u kanë siguruar një vend strehimi në xhaminë e qytetit në të cilin ata jetojnë aktualisht.
Banorët shprehen se kushtet e jetesës në këtë dhomë janë shumë të vështira, si dhe kërkojnë që qeveria tu vi sa më parë në ndihmë
Taraca dhe pjesa e pasme e ndërtuar që prej vitit 1989, pësoi shembje të konsiderueshme duke rrezikuar seriozisht jetën e dy prej familjeve. Ky pallat u përdor për strehimin e oficerëve dhe pas vitit 90 shërbeu si vend strehim për 15 familjeje të cilat jetojnë në kushte teje të vështira.
15 familjet në qytetin e Bulqizës mbeten të pastrehë si rezultat e shembjes që pësoi një pjesë e konsiderueshme e pallatit ku ata jetonin që prej vitit 1996.
Këta banorë u gjenden në një tjetër prag tragjedie pas asaj të 9 nëntorit e ndodhur në vitin e shkuar në qytetin e Gjirokastrës. (a.r/news24/balkanweb)