E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukovë, rrëzohet projekti për fshatin turistik

Projekti për ndërtimin e një resorti turistik në fshatin Lukovë e Shënvasil të Sarandës nuk ka marrë miratimin e këshillit. Mbledhja e këshillit është shoqëruar me një proteste nga banorët, të cilët akuzojnë kreun e komunës për uzurpim të territorit. 

SARANDE- Diskutimi për resort turistik në territoret e fshatrave Lukovë e Shën Vasil në mbledhjen e një ditë më parë nga këshilli i komunës Lukovë në Sarandë është shoqëruar nga protesta të dhjetëra banorëve, të cilët kanë rrethuar godinën e komunës ku zhvillohej mbledhja.
Nëpërmjet kësaj proteste ata akuzojnë kreun e komunës Vladimir Kumi, se ndryshe nga sa shfaqet para banorëve për ruajtjen e uzurpimit të territoreve bregdetare në realitet bën të kundërtën.
Vasal Nasto, kryetarë i fshatit Lukovë thotë se ne jemi dakort që të ndërtohet resorti turistik, por të respektohet e drejta e pronës dhe ligjet.

“Problemi kyç, i cili u anashkalua ishte konsultimi me komunitetin e fshatrave, tokat janë brenda territoreve kadastralë të fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil. Kërkojmë nga investitorët, të cilët përpara se të sjellin projektin duhet të interesohen mbi statusin e pronës dhe mbi procedurat ligjore që duhen ndjekur” tha kryetari Nasto, në një prononcim për televizionin “News24”.

Gjatë të gjithë kohës mbledhja vazhdoi e tensionuar, ndërkohë që në hyrje të godinës përballë protestuesve qëndronin rreshtat e rojeve të sigurimit.
Në mbledhjen e një dite më parë protestuesit dhe këmbëngulja e disa këshilltarëve bëri që projekti të rrëzohet. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›